Organizata YAHR nëpër mes ueb faqes së saj, publikon rezulltatet e sondazhit, ku qytetarët kanë mundur të përgjigjen në dy pyetjet e parashtruara: Se çfarë mendoni se janë të sukseset dhe dështimet e kryetarit në 100 ditshin e qeverisjes. Në pyetjet e lartë cekura janë përgjigjur mbi 300 qytetarë të cilët kanë dhënë përgjigje të ndryshme dhe në bazë të përgjigjeve të njëjta edhe është bërë renditja e tyre:
Cilat janë sukseset e 100 ditshin e kryetarit ?:
Cilat janë dështimet e ekzekutivit në 100 ditshin ?
Cilat janë sukseset e 100 ditshin e kryetarit ?:
- Zgjidhja e problemit me ujësjellësin në Magure,
- Heqja e taksave komunale për bizneset,
- Zgjidhja e disa parregullsive edhe shkeljeve ligjore te cilat janë bere nga ish-kryetari,
- Punësimi i disa aktivistëve te LDK-se ne komune.
- Retorika e sulmit ndaj pushtetit komunal të kaluar,
- Investimi ne rregullimin e zyrës ,
- Ulja shpenzimeve të administratës komunale
Cilat janë dështimet e ekzekutivit në 100 ditshin ?
- Shkelja e ligjshmërish për nënkryetarin për komunitete,
- Largimet e punëtorëve nga puna pa kriter nga shkolla bujqësore ne Lipjan,
- Menaxhimi i ujërave e zeza,
- Asnjë projekt të filluar që nga marrja e mandatit.
- Vazhdimi i mënyrës së vjetër të rekrutimit te militanteve partiak,
- Injorimi dhe mos përgjigjja e takimeve me pale,
- Transparenca dhe politizimi i drejtoreve te shkollave.
- Punësimi i familjareve