Qëllimet e monitorimi të punës së zyrtarëve komunal janë:
- Që të sigurohet kredibiliteti i proceseve politike; - Që të sigurohet përgjegjshmëria e zyrtarëve të zgjedhur ndaj qytetarëve dhe që ata të jenë përfaqësues të vërtetë të interesave të shoqërisë; - Që të sigurohet transparenca në punën e zyrtarëve të zgjedhur; - Që të sigurohet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset politike vendore; - Që të parandalohen parregullsitë e mundshme, aktivitetet mashtruese dhe kërcënimet; - Që të inkurajohen zyrtarët e zgjedhur në punën e tyre për gjetjen e zgjidhjeve që rëndojnë shoqërinë civile; - Që zyrtarëve të zgjedhur t’iu ofrohen informata mbi brengat e vërteta me të cilat ballafaqohet shoqëria civile; - Që të informohen qytetarët se si zyrtarët e zgjedhur trajtojnë brengat e tyre si bazë për çfarëdo veprimi qytetar drejt zgjidhjes së atyre brengave NOTIMI Vlerësimet e paraqitura në këtë fletënotim janë të bazuara në monitorimin e drejtpërdrejtë të seancave plenare, të Kuvendit Komunal tw Lipjanit të cilat reflektojnë performancën dhe angazhimet e tyre në përgjithësi. Rezultatet e notimeve janë të shprehura në përqindje (%). KATEGORITË YAHR në këtë fletënotim ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme performancën si dhe angazhimet e deputetëve të Kuvendit të Komunës së Lipjanit dhe subjekteve politike në kategoritë të paraqitura në vijim:
|